Anaidi tregon hapur se çfarë mendon për Eglën dhe Julin: Ajo nuk është lëpirë, Juli ka një kronologji të frikshme…

Julian Deda e ka siguruar tashmë një vend në finalen e Big Brother Vip 3, ndërsa edhe Egla shihet si pretendente e fortë. Të dy aktorët kanë kaluar një rrugëtim jo pa përplasje të forta brenda shtëpisë.

Ndërkohë,  Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6”, nuk e kurseu një koment të sinqertë për të dy, teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.

Teksa po fliste për Eglën, ai u shpreh se banorja ‘nuk është lëpirë dhe nuk është përulur në asnjë rast askujt’.

“Egla është një grua revolucionare, e cila sipas mendimit tim, ka aktruar si një lojtare shumë e mirë e asaj shtëpie që nga dita 1. Unë nuk pretendoj që Egla kjo që është brenda shtëpisë edhe jashtë shtëpisë. Ajo ka zgjedhur këtë rol në një shoqëri ku burrat e kanë mbytur vazhdimisht dhe prej vitesh pozicionin e femrës dhe të gruas, me të gjitha format. Një koketë, një femër pak gengsta. Egla nuk është lëpirë dhe nuk është përulur në asnjë rast askujt, as produksionit, që shpeshherë burrat dinë t’a bëjnë më mirë. Burrat janë lëpirës më të mirë”, tha Kaloti.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 21 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Ndërsa në lidhje me Julin, Anaidi tha se aktori i njohur ‘ka argument të fortë dhe qetësi olimpike në disa raste’.

“Julian Deda që ka një kronologji të frikshme të një lojtari që mban mend gjithçka që ka ndodhur aty që nga dita e parë. Me një argument goxha të fortë dhe qetësi olimpike në disa raste”, tha fituesi i BB6.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us