Analisti: Berisha e mori peng opozitën, pikërisht për këtë ditë…

Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha e ka marrë përdorur opozitën për interesat e veta për t’u mbrojtur para drejtësisë.

Sipas tij, Berisha 2 vjet është përpjekur ta marrë PD për ta përdorur për këtë ditë, të cilën e dinte që herët a vonë do vinte.
“Janë përpjekjet e fundit të Berishës për t’u mbrojtur nga një hetim për korrupsion që është kundër tij. Unë mendoj se gjithë këto vite ai e ka marrë peng opozitën duke e përdorur për interesat e veta për t’u mbrojtur nga kjo ditë.

Reformën në drejtësi ai e ka nuhatur që herët dhe vetë futja e opozitës në hullitë  e një opozite konfliktuale, pa sens ka qenë një instrument për ta përdorur jo për të marrë pushtetin por si një mburojë ndaj gjykimeve me të cilat do përballet.

Lajme të tjera |  Artan Fuga: Ja kujt nuk ia jap votën time

2 vjet është përpjekur ta rimarrë partinë për këtë ditë, për të krijuar destabilitet dhe shantazhuar organet e drejtësisë që të mos e dënojnë”, tha Mërtiri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us