“Analiza duhet bërë”, Ilir Alimehmeti flet për largimin e Berishës pas humbjes së PD-së

Doktor Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës, I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve u shpreh se sapo të mbarojë një herë procesi i ankimimeve për votat, duhet të bëhet analiza.

T’i bëjmë gjërat një çikë me etapa dhe unë nuk kam qenë kurrë për djegien e etapave. Të mbarojë një herë procesi se unë jam për vete në proces, të bëj unë një analizë personale. Kjo analizë kontribuon në analizën e qarkut të Tiranës, ndërsa 11 qarqet e tjera të them të drejtën unë nuk i kam ndjekur për fushatën dhe problematikat. Analiza i takon një grupi pune, kryesisë.”- tha Alimehmeti.

Lajme të tjera |  Temperaturat globale mund të thyejnë rekorde në 5 vitet e ardhshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us