Analiza e BBC-së: 7 përfundimet nga marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet, kush fiton çfarë?

Marrëveshja e re e nënshkruar midis SHBA-së dhe Ukrainës i hap derën Uashingtonit për të pasur akses në burimet natyrore të vendit të shkatërruar nga lufta, por kjo krijon një mekanizëm investimi që synon të sigurojë mbështetje afatgjatë për Kievin. Pavarësisht presioneve – disa asimetrike dhe ekstreme – mbi Kievin, Donald Trump po merr atë që kërkoi, por jo në masën dhe me kushtet që kishte propozuar. Nga ana e saj, Ukraina po i jep SHBA-së akses në depozitat e saj të rralla pa angazhimet e sigurisë të kërkuara nga Volodymyr Zelenskyy, por duke siguruar bashkëpunim të ardhshëm me SHBA-në e Donald Trump, e cila ka qenë gjithçka përveçse miqësore.

Harta me mineralet e Ukrainës

Analiza e BBC-së: 7 përfundimet nga marrëveshja SHBA-Ukrainë

BBC analizoi draft-marrëveshjen, duke arritur në shtatë përfundime kryesore.

1. Asnjë pagesë nga Ukraina për SHBA-në

Presidenti Trump më parë ka kërkuar që Ukraina të kthejë 350 miliardë dollarë që, siç pretendon ai, Uashingtoni i ka dhuruar për luftën. Zelenskyy e hodhi poshtë kategorikisht këtë kërkesë. Tani, marrëveshja nuk përfshin asnjë dispozitë përkatëse për shlyerjen e borxhit. Trump e paraqiti marrëveshjen si një “fitore”, duke pretenduar se SHBA-të do të merrnin “shumë më tepër” sesa miliardat e dhuruara gjatë administratës së Bidenit.

Lajme të tjera |  Planet për ditëlindjen e Donald Trump! Paradë madhështore: 6000 ushtarë, tanke e helikopterë

2. Gjuhë më e ashpër ndaj Rusisë

Marrëveshja u shoqërua me një retorikë të rrallë agresive ndaj Moskës nga Trump. Departamenti i Thesarit i SHBA-së foli për një “pushtim në shkallë të plotë nga Rusia” dhe e bëri të qartë se asnjë shtet apo person që financon makinën e luftës së Kremlinit nuk do të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës.

3. Nafta dhe gazi në tryezë, jo vetëm mineralet

Edhe pse marrëveshja ka të bëjë kryesisht me shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës, ajo përfshin gjithashtu dispozita për projekte të reja nafte dhe gazi, si dhe infrastrukturën përkatëse. Të gjitha burimet natyrore mbeten nën pronësinë e Ukrainës, me SHBA-në që fiton akses të përbashkët. Kjo konsiderohet një tërheqje e rëndësishme nga Kievi krahasuar me planet e mëparshme.

4. Asnjë konflikt me aspiratat e anëtarësimit në BE

Kievi ishte i shqetësuar se marrëveshja me SHBA-në mund të rrezikonte aspiratat e saj për anëtarësim në BE. Versioni përfundimtar i marrëveshjes sqaron se nuk ka konflikt, njeh perspektivën e anëtarësimit dhe deklaron se SHBA-të do të negociojnë me mirëbesim çdo përshtatje për shkak të detyrimeve të reja evropiane të Ukrainës. Marrëveshja gjithashtu inkurajon investimet dhe transferimin e teknologjisë nga BE-ja.

Lajme të tjera |  LaCivita bie në kurthin e gazetarëve të “The Guardian: Isha në Australi për të ndihmuar opozitën, gjërat funksionojnë ndryshe në Shqipëri

5. Fitimet do të riinvestohen në Ukrainë 

Për dhjetë vitet e para të funksionimit të fondit të investimeve, të gjitha fitimet do të riinvestohen ekskluzivisht në ekonominë ukrainase, pa asnjë përfitim financiar për SHBA-në. Pasi të kenë kaluar dhjetë vjetët, parashikohet një shpërndarje e fitimeve midis partnerëve. Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant, tha se mesazhi për popullin amerikan është se “ne kemi një mundësi për të marrë pjesë dhe për t’u shpërblyer për mbështetjen ndaj Ukrainës”.

6. Ndihma ushtarake sipas kushteve

Uashingtoni e lidhi vazhdimin e ndihmës ushtarake me nënshkrimin e marrëveshjes. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Yulia Svirydenko, e cila udhëtoi për në Uashington, tha se janë planifikuar përforcime të reja ushtarake, duke përfshirë edhe sisteme mbrojtëse. Ky është një ndryshim nga qëndrimi fillestar i Trump, i cili kishte shprehur qëllimin për të kufizuar mbështetjen ushtarake.

7. Mungesa e garancive detyruese – SHBA-të mund të tërhiqen

Pavarësisht hapjeve ekonomike, marrëveshja nuk përfshin garanci të qarta sigurie për Ukrainën. Mbështetja e SHBA-së vazhdon të varet kryesisht nga vullneti i Shtëpisë së Bardhë, duke mbajtur kështu një ndjenjë pasigurie rreth aleatit më të rëndësishëm të Kievit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us