Ancelotti-Brazil, arrihet akordi: Pagë rekord e detajet e marrëveshjes me Seleçao

Carlo Ancelotti ka arritur tashmë një marrëveshje me CBF dhe do të bëhet trajner i Brazilit sapo të përfundojë aventura e tij me Real Madrid. Mungon vetëm firma për të formalizuar gjithçka dhe për të sjellë italianin e parë në stolin e Seleçaos, i treti i huaj në gjithë historinë.

Carletto, trajneri me më shumë fitore në historinë e Real Madrid, do të përfundojë kështu eksperiencën e tij në “Santiago Bernabéu” për t’u hedhur në një sfidë të re: fitimin e Kupës së gjashtë të Botës për përfaqësuesen braziliane. Mund të jetë gjithashtu edhe ndalesa e fundit e një karriere legjendare, e cila e ka parë të triumfojë në kampionatet më të rëndësishme të Evropës dhe të jetë një nga më të suksesshmit në historinë e Champions League.

Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit: detajet e kontratës

Gjithçka është gati që Ancelotti të bëhet trajner i Brazilit dhe të largohet nga Real Madrid, por duhet mbyllur çdo gjë në mënyrën më të mirë të mundshme përpara se të hapet një kapitull i ri. CBF është e sigurt, por mban një qëndrim të kujdesshëm, duke qenë se vitin e kaluar kishte tashmë një përpjekje që u publikua shumë, por që nuk përfundoi me sukses. Kësaj here, Diego Fernandes, emisari i presidentit të CBF-së, ka qenë vendimtar në këtë manovër dhe në bindjen përfundimtare të italianit.

Lajme të tjera |  Pas Tiranës e Kukësit radhën e ka Dinamo, Egnatia paralajmëron rivalët: Do të përsërisim sërish historinë

CBF-ja i ka ofruar italianit Carlo Ancelotti 10 milionë euro në sezon dhe marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në Kupën e Botës 2026, me mundësinë për ta zgjatur deri në atë të vitit 2030, që është planifikuar të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta spanjolle Marca, gjatë udhëtimit në Spanjë të emisarit të federatës braziliane ka pasur takime të reja private me trajnerin italian dhe me djalin e tij Davide për të përcaktuar mirë çdo gjë, por pa prekur punën aktuale me Realin. Ka pasur diskrecion dhe respekt të plotë nga të gjitha palët e përfshira, dhe pas javësh kontaktesh, qëllimi i këtyre udhëtimeve të fundit të emisarit të CBF-së ka qenë ai i bindjes së Ancelottit që të marrë detyrën sa më shpejt për të qenë trajneri i Brazilit që nga muaji qershor në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës FIFA 2026.

Lajme të tjera |  Edlir Tetova në “hall” para sfidave të “Final – Four”, Regi Lushkja dhe një mbrojtës bëjnë me “dhimbje koke” rrogozhinasit

Xabi Alonso do të vishet Blancos

Nga ana e vet, Real Madrid po punon për të zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës: në krye të listës është gjithmonë Xabi Alonso, i cili është nën kontratë me Bayer Leverkusenin, por “Los Blancos” mund t’ia besojnë stolin Santiago Solarit ose Raulit për Kampionatin Botëror për Klube, kompeticion që do të zhvillohet në SHBA nga data 14 qershor deri më 15 korrik, përpara se të zyrtarizojnë drejtimin e ri teknik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us