Aventurës së Carlo Ancelottit te Real Madrid duket se i ka ardhur fundi. Humbja në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, ka vulosur largimin e teknikut italian.
Sipas asaj që raportohet nga Spanja, në orët e ardhshme, pritet të ketë një takim mes bordit drejtues të madrilenëve, ku do të vendoset edhe për largimin e Ancelottit.
Megjithatë, Ancelotti nuk pritet të qëndrojë pushim për shumë gjatë. 65-vjeçari ka pranuar të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, aventurë të cilën do e marrë në muajin Qershor.
Te Reali ka nisur puna për zëvendësuesin e italianit, i cili i ka komunikuar edhe skuadrës se do të largohet.
Për momentin favorit për stolin e madrilenëve është Xabi Alonso, i cili është në drejtimin e Leverkusen në Gjermani. Megjithatë “Marca” shkruan se në listë është edhe Jurgen Klopp, i cili pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.