Ancelotti ndez duelin me Arsenalin: Anglezët të vështirë, por i sigurtë që do kualifikohemi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti , foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së Champions-it kundër Arsenalit, duke iu përgjigjur si më poshtë:

“Arsenali? Shpresojmë që këto dyshime të vogla të jenë shumë të mëdha për Arsenalin nesër. Do të jetë shumë e vështirë për ne, por ne jemi të sigurt te kualifikimi.

Stadiumi? Efekti i Bernabeut nxitet nga një paraqitje e fantastike e skuadrës, kjo është ajo ku jemi fokusuar. Ne duam të luajmë një ndeshje të shkëlqyer në çdo kuptim.

Menaxhimi? Duhen ide shumë të qarta, durim, nuk duhet të çmendemi të shënojmë gola sa më shpejt, por të mbrohemi mirë, të sulmojmë efektivisht. Ka kohë, ka ndodhur shumë herë që një gol të ndryshojë dinamikën e ndeshjes.

Lajme të tjera |  “Në Greqi ishim minus zero, jam rritur pa ushqime”, rrëfimi i Uzunit për MLS: Në SHBA edhe që njerëzit ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira

Ceballos? Ai po kthehet nga një dëmtim, është rikuperuar, por nuk e di. Nuk është sasia ajo që ka rëndësi, por cilësia.

Modric? Ne gjithmonë mendojmë për këtë, në çdo ndeshje. Pavarësisht moshës së tij, ai mbetet një lojtar me performancë të madhe dhe profesionalizëm. Arritja në kohën shtesë do të ishte një sukses”, përfundojë Ancelotti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us