Katër pikë për t’u rikuperuar nga Barcelona dhe dëshira për të mos përfunduar sezonin pa tituj, duke u mbajtur në stolin më të lakmuar në Evropë. Carlo Ancelotti foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafes:
“Vështirësit? Problemet këtë sezon janë të qarta, humbëm dy lojtarë kyç në mbrojtje dhe ishte e vështirë t’i zëvendësonim. Ndryshuam lojën tonë për të përfshirë futbollist me karakteristika të ndryshme, por luftuam për të gjetur një ekuilibër. Shpresojmë ta gjejmë tani. Nëse nuk e gjejmë, do të jetë e vështirë të fitojmë.
Largimi? Në futboll, gjithçka është e mundur. Çdo gjë mund të ndodhë.
Hakmarrja në Madrid? Sinqerisht nuk kam asgjë kundër askujt dhe asgjëje. E dua këtë stol. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë dhe nëse një ditë përfundon, do të jem mirënjohës dhe do t’i heq kapelen këtij klubi. Asgjë tjetër.
Kupa dhe kampionati? Duhet të dalim më të fortë nga ndeshja e ardhshme dhe të fokusohemi në finalen e Kupës. Jemi të bindur se mund t’ia dalim dhe se mund ta arrijmë objektivin tonë. Në këtë drejtim, diçka duhet të ndryshojë.”
Si i përjeton ditëtë e fundit? Klubi është i vetëdijshëm se ky ka qenë një vit më i ndërlikuar se viti i kaluar. Dhe së bashku përballemi me vështirësitë. Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur, nën presion, por është gjithmonë kështu. Është normale që stresi të rritet, por për mua stresi është karburant, nuk më shqetëson, më jep më shumë energji për të menduar për më shumë gjëra në mëngjes, sa zgjohem”, përfundojë Carlo Ancelotti.