Ancelotti nuk e bën “dramë” humbjen kundër Barcelonës: Bëmë gabime, por sulmi ishte zjarr

Një tjetër disfatë për Real Madridin, një tjetër zhgënjim në një “El Clasico” për Carlo Ancelottin këtë sezon. Trajneri italian i “Galaktikëve” ndoshta e përfundoi aventurën e tij në stol me një shije të hidhur me humbjen 4-3 në Montjuic kundër Barcelonës, pasi kishte humbur tre titujt e mëdhenj të këtij sezoni.

Përfshirë, pothuajse me siguri, titullin e Ligës. Duke folur në një konferencë për shtyp, “Carletto” tha pas ndeshjes: “Duhej të mbroheshim më mirë, kjo është e qartë sot. U mbrojtëm keq, pikë. Shpërdoruam disa raste dhe ata na ndëshkuan. Nuk duhet të harrojmë se na mungonin pesë mbrojtës (Mendy, Alaba, Rudiger, Militao dhe Carvajal). Mbappe luajti mirë.

Të gjitha rastet që patëm ishin shumë të qarta, sulmuam mirë pas një mbrojtjeje të lartë. Shënuam tre gola dhe na u anuluan dy për pozicion jashtë loje. Në sulm kishim ide të qarta, ishim zjarrë. Patëm mundësinë ta bënim rezultatin 4-4 dy herë.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe luftuam deri në fund. E pashë këtë duel, kundër një skuadre të shkëlqyer. Nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për qëndrimin dhe përkushtimin e tyre. Nuk shkoi mirë, por luftuam deri në minutën e fundit”, e mbylli Ancelotti.

Lajme të tjera |  Asllani në rolin e sulmuesit: Do shohim se çfarë do ndodh në Serie A, golin ia kushtoj nënës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us