Ancelotti nuk i trembet Barcelonës: Kemi fituar besim nga ndeshja e fundit

“El Clasico” e fundit e vitit, por ndoshta edhe e fundit e karrierës së Carlo Ancelottit. Thashethemet për lamtumirën e tij tani janë shumë konkrete për të pritur ndonjë ndryshim dramatik dhe përflitet se njoftimi për ndarjen e tij “Galaktikët” duhet të mbërrijë pas ndeshjes së nesërme kundër Barcelonës.

Diferenca me rivalët e tyre në renditje është aktualisht katër pikë, me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Kur u pyet për ndeshjen, Ancelotti u përgjigj në një konferencë për shtyp:

“Është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe në çdo rast ‘Clasico’ e fundit e sezonit sepse Barcelona nuk po merr pjesë në Kupën e Botës për Klube. Rreziku është i lartë të dielën, por ne jemi të bindur se mund të marrim një rezultat të mirë.

Ndeshja e fundit shkoi më mirë për ne sesa herët e mëparshme, dhe kjo na jep besim shtesë. Ne mund të identifikojmë dobësitë e tyre dhe asnjë ekip nuk është perfekt. Barcelona mund të goditet në tranzicion sepse luan lart”,përfundojë Carlo Ancelotti.

Lajme të tjera |  Finalja merr “skenën” të hënën, Vllaznia kërkon fronin dhe Egnatia mbrojtjen e titullit (STATISTIKAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us