Ancelotti nuk shkon i vetëm te Brazili, legjenda e Seleção: Jam gati të punoj me italianin

Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i Real Madridit. Trajneri italian me shumë gjasa do të marrë “timonin” e Kombëtares së Brazilit siç është raportuar prej kohësh.

Gjithashtu është raportuar se në stafin teknik të Ancelottit do të jetë dhe Ricardo Kaka. Këtë e ka komentuar dhe vetë ish-lojtari i Brazilit, duke u shprehur se do ishte i gatshëm.

“Nëse ekipi kombëtar mendon se mund të ndihmoj në një farë mënyre, mendoj se jam gati tani. Ndalova së luajturi në vitin 2017.

Që atëhere kam dashur të përgatitem. Kam ndjekur kurse në Harvard, në Shtetet e Bashkuara, kam ndjekur kursin e trajnerit në Federatën Braziliane të Futbollit, kam përvojë me ekipin kombëtar.

Nëse më lind mundësia, jam gati të kthehem për t’i shërbyer Seleção-s. Të punoj me Ancelottin? Nëse më lind mundësia, jam gati”, u shpreh Kaka.

Lajme të tjera |  EURO U17/ Mes spektaklit të 3 golave, Italia mposht Republikën Çeke në stadiumin “Niko Dovana” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us