Andi Bushati: Berisha, kalë i ngordhur por të merresh me të vdekurin Sali, i thua Ramës vazhdo na pë…

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Berisha është sot “një kalë i ngordhur” dhe se të merresh me të sot, është si ti japësh leje Ramës “të vazhdojë të vjedhë”.

“Sa herë flasim për Ramën, përmendim dhe një kalë të ngordhur Berishën. Ky është manipulimi. Por këtë herë oferta për të votuar kundër Ramës, ishte e pamatë. Nuk doje Berishën, votoje Qorin, Shehajn, Lapajn. Megjithë oferta opozitare ishte më e lartë se kurrë, Rama kaloi nga 48% në 53%. Këtu pra, kush është problemi? Rama sot është më i madh se kurrë edhe pse oferta opozitare ishte më e gjerë se kurrë.

Lajme të tjera |  Prej tetorit në burg, avokati kërkon lirimin e Ilir Metës (KËRKESA)

Berishizmin as unë nuk e dua, por problemi nuk është berishizmi. Në vende demokratike, kur njerëzit lodhen nga Berlusconi, ngrenë Melonin. Kur lodhen nga e majta apo e djathta klasike në Francë, nxjerr Macron. Demokracia ka horror nga boshllëku. Këtu mungon liria, prandaj rritet Rama. Po nuk duam të kuptojmë këtë do marrim gurë dhe do bëjmë intifade ndaj Saliut, që edhe pa këtë është i vdekur. Por të merresh me të vdekurin Sali, është ti thuash Ramës vazhdo vidh dhe vazhdo na përdhuno.

Unë nuk jam çmendur të them se nuk kritikohet opozita. Unë them, flasim për zgjedhjet, vodhi Rama apo qe Berisha i dobët? Unë them se faktori kryesor që zgjedhjet ishin të tilla, ishte se për katër vite me rradhë manipuloi pushteti. Opozita po ishte e dobët, me Flamurin, me primaret fallco, me gjuhën e pabesueshme, por këto janë minore në raport me vjedhjen e Ramës. Kur një ekip futbolli bën skemë të keqe, por ekipi tjetër ka blerë arbitrin, unë gjykoj këtë njëherë dhe bëj dytësore tjetrë”, tha Bushati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us