Andi Bushati: Shqipëria ka sot dy të burgosur politikë, Ilir Metën dhe Erion Veliajn!

Analisti Andi Bushati ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se sot në Shqipëri ka dy të burgosur politikë, Ilir Meta dhe Erion Veliaj, të cilët janë burgosur nga SPAK me vullnet të Edi Ramës.

“Shqipëria ka sot dy të burgosur politikë, Metën dhe Veliajn. Po rrinë kot në burg për arsye absurde. Po të thellohesh pak, veprimet e dyshimta të SPAK, përkojnë, segment më segment me aksionin politik të Ramës.

Rama prej tre vitesh iu vu Metës dhe e kërkonte të nxjerrë nga politika, SPAK e zbatoi. Rama po i merr Bashkinë, i hoqi njerëzit nga grupi parlamentar, e goditi Veliajn, ndaloi deputetët ta mbrojnë dhe SPAK e mban në burg. E them me dhimbje, por sa më shpejt të kthehemi te drejtësia e Llallës, aq më mirë do të jemi në këtë vend. Janë më të ulët dhe të padrejtë se drejtësia e Llallës”, tha ndër të tjera Bushati.

Lajme të tjera |  Pagat e shtetit si shtesa katesh pa leje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us