Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

Zegjinë Çaushi, përjetoi emocione të forta pas rinumërimit të votave në Fier, pasi brenda pak orëve, e humbi dhe e rimori mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së koleges së saj, Maldrita Bardho.

Analisti Andi Bushati, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, fenomenin “Zegjine”.

“Rasti i Zegjinesë, nuk është fati personal i asaj bibës. Po të pyesësh këdo që është marrë me fushatën në Fier, thonin nuk varej as nga Belinda, por ishte porosi e Ramës, ti vë këtë Gaz Bardhit se më ka sharë vëllain.

Çfarë vlere ka që u bë rinumërimi? Thotë ai (Rama) jep dorëheqjen dhe e jep. Me këtë mënyrë autokratike, pashë një skenë të llahtarshme në bashkinë e Vlorës.

Lajme të tjera |  Kontrata 6 mln USD e lobimit të PD në SHBA, Berisha: Firma në dokument vetëm për shërbimin që merr partia nga fondacioni

Këta që pretendojnë se jetojmë në demokraci, pushteti lokal dhe ai qëndror janë të ndarë, nuk mund të shkojë kryeministri të shkarkojë të gjithë bashkinë dhe kryetari i bashkisë të rrijë si këlluf.

Pse vazhdon vjedhje masive te Bankers? Pse vazhdon ajo posaqi me inceneratorët? Sepse në autokraci vdes çdo mekanizëm kontrollues.

Po bëre shtet të një njeriu, që kush ka leje të vjedhë, vazhdon të vjedhë, ndodh edhe inceneratori dhe Patoz Marinza. Nuk ka as drejtësi, as SPAK, që të hetojë.

Fakti i Zegjinesë, që është një bibë e pilotuar nga Edi Rama, tregon se shumica, qindra mijëra shqiptarë, sillen si mini Zegjine, si biba që i shërbejnë pasurimit të një njeriu të vetëm”, tha Bushati.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi: Mbi 10 miliardë euro vjedhje nga Bankers, përse “të moderuarit” e PD nuk flasin?! Pse nuk flisni mor palaço të qelbur e hajdutë të ndyrë?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us