Anëtari i stafit në skuadrën e shqiptarëve u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se kur do të luhet sfida mes Atalantës dhe Lecces

Ditën e nesërme në orën 20:45 ishte programuar të luhej përballja mes Atalantës dhe Lecces për javën e 34-t të Serie A. Megjithatë, ky takim është anulluar për shkak të ndarjes nga jeta të fizioterapistit të klubit mik, Graziano Fiorita.

Tashmë Lega Serie A ka dalë në një komunikim zyrtar se kur do të luhet sfida mes dy ekipeve. Është vendosur që të dielën në orën 20:45 do të zhvillohet sfida mes Atalantës dhe Lecces.

Një sfidë kjo që do të vërë përballë shqiptarët Berat Gjimshiti kundër Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës. Bergamaskët pozicionohen në vendin e 3-të të klasifikimit të Serie A, ndërsa Lecce në vendin e 17-të.

Lajme të tjera |  “Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us