Angli aspak perfekte në “Wembley”, statistikat rrisin besimin te Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Një ndeshje tepër e vështirë dhe delikate për kuqezinjtë, megjithatë statistikat e Anglisë në mitikun “Wembley” i japin shpresa Shqipërisë. Kjo për shkak të 5 ndeshjeve të fundit të “3 Luanëve” si pritës.

Në 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Wembley”, Anglia ka fituar 3, teksa ka humbur 2. Anglezët kanë triumfuar ndaj Bosnje-Hercegovinës, Finalndës dhe Irlandës.

Ndërkohë që disfatat, Anglia i ka pësuar ndaj Islandës dhe skuadrës së Greqisë. Fundja mbeten vetëm statistika, por do të thotë shumë, pasi pavarësisht kualitetit edhe “3 Luanët” mund të mposhten në shtëpi.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us