Anija “Libra” përgatitet për “rikthimin” në Shqipëri, ende e paqartë sa emigrantë do të akomodohen në Shëngjin

Anija “Libra” e Marinës italiane ka mbërritur në brigjet e Lampedusës për të transportuar refugjatët që do të qëndrojnë në Shqipëri. Sipas “La Republicca”, anija pritet të sjellë rreth 70 emigrantë, të cilët pasi të kalojnë disa procedura nga autoritetet italiane, do të transportohen në kampin e Gjadrit, ata persona që janë “të përshtatshëm”. Deri më tani ende nuk ka një shifër të qartë nga autoritetet italiane se sa emigrantë do të vijnë në Shqipëri. Paraprakisht u fol se 70 persona do të vinin, por gjatë mesnatës 118 refugjatë u kapën në ujërat italiane, ku ata ishin nga Siria, Afganistani, Pakistani, Egjipyi dhe Magrebi, vende këto që klasifikohen si jo të sigurta.

Lajme të tjera |  Videoja që u bë virale: Reagimi i çuditshëm i Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

Ndërsa në anije deri më tani është duke u përgatitur stafi mjekësor, ndërmjetësit, Policia dhe disa vëzhgues nga organizatat jofitimprurëse për të drejtat e njeriut që do të shoqërojnë emigrantatët gjatë qëndrimit të tyre në kamp.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni miratoi një dekret ligji që shënon përmirësimin e listës së saj të “vendeve të sigurta”, e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropiane.

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcakton se “procedurat e kufirit të përshpejtuar” nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian. Sipas Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, një vend nuk mund të përcaktohet i sigurt, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Pra, Roma, nëse do të ndiqte kriteret e Gjykatës së BE-së, do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar, për shembull, Tunizinë, Egjiptin ose Bangladeshin, nga të cilat vijnë shumica e kërkuesve të azilit. Kjo do të shënonte fundin e “projektit Shqipëri”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us