Ankand për Rey Manaj, 3 skuadra të Superligës turke në ndjekje të bomberit kuqezi

E ardhmja e Rey Manaj pritet të jetë sërish në kampionatin turk. Megjithëse pista e qëndrimit në Sivasspor duket për momentin të jetë e vështirë, janë të tjera skuadra të Superligës turke që janë të gatshme të shpenzojnë për blerjen e kartonit të sulmuesit shqiptar. Kështu  Beshiktash, Trabzonspor dhe Samsunspor po testojnë “ujërat” për sulmuesin 28 vjeçar.

Samsunspori duket për momentin skuadra më aktive në këtë drejtim kohët e fundit. Ekipi i “Detit të Zi” po kërkon të ndërtojë një skuadër ambicioze për Europën. Për këtë, ata po përgatiten të trokasin në derën e Sivassporit për sulmuesin shqiptar. Ekipi i Anadollit Qendror do të jetë gati për transferimin nëse vjen një ofertë e mirë. Sulmuesi 28- vjeçar gjithashtu po e sheh me sy të mirë Samsunsporin. Transferimi pritet të përfundojë së shpejti.

Në rast dështimi të kësaj tratative e gatshme për të përfituar është skuadra e Göztepe, e cila vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, përpiqet për të forcuar skuadrën e saj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ “Është i rrezikshëm”, Tirana prezanton një sulmues kamerunas

Klubi i Sivasspor Manajt pret një tarifë transferimi prej 4 milionë eurosh nga futbollisti 28-vjeçar, kontrata e të cilit do të përfundojë më 30 qershor 2026. Së bashku me Göztepe, thuhet se Trabzonspor, Çaykur Rizespor dhe Sakaryaspor, skuadra ambicioze në Ligën e Parë, e dëshiron gjithashtu Manajn.

Një mori skuadrash në ndjekje të Rey Manaj. Emri i futbollistit të kombëtares shqiptare duket se është aktualisht më i lakuari për momentin në Turqi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us