Anthony Blinken do të vizitojë Greqinë, ja për çfarë do të diskutojë me Mitsotakis

Greqia do të jetë një prej stacioneve të një turneu vizitash, të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të shtetit Matthew Miller, përveç vizitave në Greqi dhe Turqi, Blinken do të vizitojë edhe Katarin, Jordaninë, Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.

Përpara se të mbërrijë në Tel Aviv, kreu i diplomacisë amerikane do të kalojë nga Turqia drejt Greqisë dhe pritet të takohet në Chania të Kretës me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis si dhe ministrin e Jashtëm Georgios Gerapetritis.

Konkretisht, Blinken do të jetë në Chania pasditen e së shtunës, ku do të takohet me kryeministrin grek dhe ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështjen e avionëve F-35 që Athina kërkon të blejë nga SHBA.

Ndërsa siç theksojnë mediat greke, ministri i Jashtëm amerikan thuhet se do të takojë presidentin turk Erdogan për të biseduar çështjen e miratimit që duhet të japë Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO, veprim që pritet prej muajsh dhe vonesa e të cilit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Uashington dhe një klimë të rëndë e reagime në Kongres.

Lajme të tjera |  Humbja më 11 maj/ Kandidatja e PD: Berisha është heroi ynë, por duhet të largohet. S'është normale të humbasë dhe mos të mbajë përgjegjësi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us