Apeli liron nga sekuestro vilën e nënës së Monika Kryemadhit, mbetet nën sekuestro vila e saj

Apeli i GJKKO hoqi sekuestron për një nga vilat e sekuestruara pak kohë më parë në zonën e Kodrës së Diellit në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj.

Gjykata vendosi të lirojë vilën e Fatime Kryemadhit, nënës së Monika Kryemadhit. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat pas daljes nga gjykata, këmbënguli se do ta çojë në Strasburg sekuestron e vilës së saj në të njëjtën zonë.

Banesat, e imja dhe e mamasë janë të përfituara në mënyrë të ligjshme. Por unë hyj më pa radhë se sa mamaja ime në Gjykatën e Strasburgut. Prokurorët dje ngritën çështjen e bashkëpunimit të mamasë time me Metën për korrupsion. Për bashkëpunimin për çështjen CEZ DIA, Fatime Kryemadhi e ka blerë në mars banesën, ndërsa çështja për të cilën dyshohet Meta, flitet për muajin dhjetor. Fatime Kryemadhi është në hetim nga SPAK, kur i shkohet një njeriu për kontroll në shtëpi patjetër je në hetim”, tha Kryemadhi.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us