Arabia kërcënon Europën, lejon 10 lojtarë të huaj në çdo skuadër

Federata e Futbollit e Arabisë Saudite dhe Liga Pro Saudite njoftuan një rritje të numrit të lojtarëve të huaj në Ligën Saudite duke filluar nga sezoni 2024-2025. Çdo skuadër tashme mund të ketë deri 10 futbollistë të huaj.

Sipas një deklarate të lëshuar të premten, numri i lojtarëve të regjistruar në listat e ekipit të parë të klubeve të Ligës Profesionale Saudite është modifikuar në 25 lojtarë, në vend të 30, që ishte më herët. Çdo klub do të ketë të drejtën të regjistrojë 10 lojtarë josauditë. Lejohet regjistrimi i tetë lojtarëve të huaj, pa përcaktuar moshën minimale. Dy lojtarë josauditë të lindur në 2003 ose më vonë mund të regjistrohen, duke synuar rritjen e investimit në talente në klube.

Lajme të tjera |  5 ndeshje në 23 ditë dhe orar të ri, ekipet e Superiores "ndezin" motorët

Federata përmendi të drejtën e vazhdueshme të çdo klubi për të regjistruar një lojtar profesionist të lindur në Arabinë Saudite, i cili duhet të jetë i lindur në vitin 1998 ose më vonë. Çdo ekip mund të regjistrojë deri në 8 lojtarë të huaj në skuadër diten e ndeshjes, përveç profesionistëve të lindur në Arabinë Saudite. Ky rregull përjashton garat e Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Arabisë Saudite, ku të gjithë lojtarët e huaj të regjistruar kanë të drejtë të marrin pjesë.

Me rregullat e reja, Arabia kthehet në kërcënim për Europën. Kjo sepse mund të blejë më tepër lojtarë të huaj cilësor, pasi futbollistët tërhiqen nga pagesat e larta në shtetin saudit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us