Arben Ahmetaj: Jam kërcënuar 3 herë, kush shkuan edhe tek fëmija nuk…

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pretendon se është kërcënuar 3 herë, madje një telefonatë e ka marrë nga burgu. Gjatë intervistës së dhënë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj tha se gjithçka kapi kulmin kur u kërcënua edhe e dashura, e cila ishte në pritje të fëmijës së tyre. Por shtoi se të gjitha këto episode i ka denoncuar pranë shërbimeve përkatëse.

“Unë jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur, njëherë në telefon nga burgu, dhe 2 herë drejtpërdrejt. Për të qenë i sinqertë, kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si trim i madh unë, se shkoi tek fëmija. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri ashtu, sigurisht kush do më kërcënojë mua. Këtë e kam ndarë më shumë shërbime,“-tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj: Pyeteni drejtorin e UKT të Tiranës, Kacidhja, çfarë e lidh dreka dhe darka me Adriatik Doçin? Mos vallë goditja ndaj prokurorëve? Apo ajo që e lidh me oligarkët? Po bëj lidhjet. Menjëherë nisi Top Channel, e nisi goditjen gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë. E mbajti 3 muaj. Vuri reklamë në Big Brother. Fëmija im i madh kaloi në depresion dhe u llahtaris kur e pa. 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Ukrainës. Më thoshin ai ka qenë armiku jonë, unë kam qenë mik i ish-pronarit. Madje po diskutonim të hynim bashkë me të. Nuk kam qenë ndonjëherë armik. TopChannel ka qenë i frymëzuar politikisht për të goditur. Nga Edi Rama. Ti mendon se unë i fshihem. Pse mendon se kam frikë? Partia të rrojë, kur ta kuptojnë shqiptarët që është gjë tjetër do jetë vonë, mbase dhe për demokracinë. Dikush mund të thotë këto i sajon Arben Ahmetaj. 3 muaj TopChannel kthehet në përdorim instrumental. është bërë TopStory për Ditmir Bushatin, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshin, ia ka kërkuar Edi Rama. I kam dërguar haber me një mik të ngushtë: Ej stop! E kuptoj shumë mirë që nuk do të jem qeverisë tëndë, më shkarkove nga Vlora, tani po bllokon derën e shtëpisë time. Stop, shih punën. I kam dërguar haber. Dëshira për kokë turku dhe urrejtja që ndoshta jam format tjetër, ndoshta e bëri që të shkonte deri aty. Kam dalë në një intervistë tek Fevziu. Nuk po hyj në materien e emisionit. Por një ish-miku im ka thënë ky Ben Ahmetaj është budalla me shumë shkollë, si ka mundësi që doli kundër kryeministrit? Nuk është e vërtetë, dola dhe thashë të vërtetën time. Në një moment del dhe thotë nuk bëj gjykatësin që puna ime do bëja me keq akoma. Çfarë që kam fjetur në një shtrat me gruan time sot dhe nuk kam paguar lekët e hotelit? Si më keq, në burg? Si më keq? Por shqiptarët nuk e investigojnë.Unë jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur, njëherë në telefon nga burgu, dhe 2 herë drejtpërdrejt. Për të qenë i sinqertë, kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si trim i madh unë, se shkoi tek fëmija. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri ashtu, sigurisht kush do më kërcënojë mua. Këtë e kam ndarë më shumë shërbime

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us