Arben Ristani: Një kandidat hajdut i PS në Gjirokastër i preu gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën

“Një kandidat hajdut i PS në Gjirokastër i preu gishtin dikujt për t’i vjedhur unazën”. Kjo është deklarata e fortë e anëtarit të kryesisë së partisë demokratike Arben Ristani.

Kandidati i PD në listat e hapura në qarkun e Gjirokastrës ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News ku ka folur për situatën politike në vend.

Duke folur për fushatën në qarkun e tij, Ristani tha se “Gjirokastra është më e qetë dhe ka një gjë që është e dukshme, sepse ka një disnivel midis cilësive që kanë kandidatët e partisë demokratike me kundërshtarët”.

Ai përmendi edhe rastin e një kandidati për deputet në qarkun e Gjirokastrës. Sipas tij, “flitet shumë në Gjirokastër që kandidatët e partisë socialiste dikur kujtohen që kanë dalë me kapuç në kokë për të vjedhur njerëzit rrugëve dhe kjo është e mirënjohur”.

Kur moderatorja e pyet për deklaratën  tij të mëparshme  se madje ky kandidat i ka “prerë gishtin dikujt për t”i vjedhur unazën”, Ristani  përgjigjet: Mund të pyesni, e dinë të gjithë, është histori e mirënjohur”.

Lajme të tjera |  250 milionë vite më parë Toka pësoi zhdukjen më masive të jetës dhe tani shkencëtarët e dinë arsyen pse

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us