Arbër Hajdari dhe partnerja bëhen prindër për herë të parë

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti janë bërë prindër të një vajze. Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbri, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.

“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkroi ai.

 

Arbri tregoi në “Më lër të flas” se do të bëhej babai i një vajze: “Do bëhem baba shumë shpejt dhe këto festa do i pres ndryshe”. Arbri, prej kohësh është në një marrëdhënie me partneren e tij, Vlera Devollin.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 6 Tetor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us