Hajduku i Rino Gattusos fundoset në përballjen direkte ndaj Dinamo Zagrebit. Në Split, mysafirët fituan 1-3, duke bërë kështu një parakalim të bujshëm në renditje.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, pastaj në minutën e 51-të Pierre-Gabriel e kaloi Dinamon në epërsi. Livaja barazoi pesë minuta më vonë, por Kulenovic i riktheu mysafirët në epërsi në minutën e 64-të. Sucic shënoi golin e tretë në minutën e 102-të.
Nesër është radha e Rijekës në shtëpi kundër Goricës. Në fushën për Dinamo Zagreb ishte edhe Arbër Hoxha, i futur në fushë si zvendësues. Këtë sezon Hoxha grumbullon 3 gola dhe 3 asiste me fanellën e klubit nga Zagbrebi.