“Arbitri nuk ishte në lartësinë e kësaj ndeshjeje”, Abilaliaj: Nëse nuk do shënonin me penallti, Elbasani nuk do kishte shanse në portën tonë

Elbasani mposhti Partizanin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e sotme për javën e 27-të të Superiores. Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj doli në prononcim për mediat pas kësaj humbjeje.

“Pjesa e parë që me dy tre episode vendosën rjedhën e ndeshjes. Kartoni i verdhë për Prekën pa bërë asgjë, Elbasani nuk kishte ardhur asnjëherë në portën tonë deri në momentin e penalltisë. Arbitri nuk ishte në lartësinë e kësaj ndeshjeje duke e parë për nga rëndësia. Ishte një ndeshje e rëndësishme, luajmë sërish për tre ditë, duhet të analizojmë gabimet tona.

Të shikojmë dhe pjesën që nuk bëmë mirë, ajo që ndodhi në pjesën e parë indicoi dhe gjithë zhvillimin e pjesës së dytë. Mendoj se edhe zëvendësimet i bëmë për të mbajtur intensitetin e pjesës së parë. Me kartonin e dytë të verdhë të Mehmetit bëri që çdo gjë të percipitonte.

Forcat ishin të barabarta në fushë edhe në fund patëm shanc të barazonim, por nuk kishim shumë fat. Nuk e kuptova pjesën e faullit të parë të Mehmetit, as kartonin e dytë të verdhë. Nëqoftë se Elbasani nuk do të kishte asnjë penallti, nuk mendoj se do kishte shanse të ishte në portën tonë.

Lajme të tjera |  Ançeloti në “fije të perit” pas katër vitesh, sot rrezikon shkarkimin nga Real Madrid

Edhe pse kemi pësuar gola nga goditje dënimi dhe penallti, është e vështirë të shënosh ndaj kësaj mbrojtjeje. 3-4 individë nuk ishin në lartësinë e kësaj ndeshjeje.”, u shpreh Abilaliaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us