Ardian Ismajli është i “preferuari” i disa klubeve për mbrojtjen, ekipi i Serie A nuk heq dorë nga shqiptari

Ardian Ismajli është në qendër të merkatos, teksa preferohet nga disa ekipe kryesisht në Itali. Empoli fatkeqësisht ka rënë nga Serie A dhe paraqitjet e shqiptarit me toskanët e kanë vënë në qendër të vëmendjes.

Lideri i prapavijës nuk ka preferuar të rinovojë me Empolin dhe në këto kushte është një futbollist i lirë në treg. 28-vjeçari pëlqehet shumë nga Torino.

Torinezët synojnë transferimin e tij për të “blinduar” mbrojtjen për sezonin e ri. Ismajli përqehet shumë nga drejtuesit dhe stafi i Torinos dhe sipas “Tuttosport” bëhet me dije se bisedimet pritet të nisin në ditët në vazhdim. Ndërkohë interes për të ka edhe nga Parma, Bologna dhe Verona.

Lajme të tjera |  E KRYER/ Nga kryeqyteti në... kryeqytet, zbulohet skuadra e radhës e Gjelbrim Taipit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us