Ardian Ismajli i pakalueshëm për yjet e Juventusit, ‘Zonja’ zhgënjen përballë Empolit

Juventus u ndal në një tjetër barazim pa gola pasditën e sotme përballë Empolit në transfertë.

‘Zonja e Vjetër’ zhgënjen sërish duke rrezikuar kreun e kampionatit të cilën e mban me 8 pikë, 1 më shumë se Inter, Torino e Udinese si dhe 2 nga  Verona dhe Napoli, por këto skuadra kanë 1 ndeshje për të luajtur.

Ardian Ismajli ishte i pakalueshëm në rradhët e vendasve duke u kthyer në protagonist absolut me ndërhyrjet dhe spastrimet e tij në zonë që ja bënë të pamundur shënimin e golit lojtarëve bardhezinj. Mbrojtësi i Kombëtares u vlerësua me notën e dytë më të mirë të sfidës, 7.5 dhe më i miri për skuadrën e tij.

Ndeshja e rradhës për Juventusin do të jetë ndaj Napolit në shtëpi, ndërsa Empoli sfidon Cagliarin në transfertë.

Lajme të tjera |  Ismajli josh klubet e Serisë A, një tjetër skuadër italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us