Ardian Ismajli në qendër të vëmendjes, gjiganti italian gati të bëjë ofertën e parë për shqiptarin

Paraqitjet mjaft të mira me Empolin kanë bërë që Ardian Ismajli të jetë në qendër të vëmendjes në Itali. Mbrojtësi kuqezi është në listën e Napolit në merkato prej një kohe të gjatë.

Në këtë afat kalimtar të janarit, presidenti i “bluve” Aurelio De Laurentiis po përgatitet t bëjë një ofertë për 28-vjeçarin e kombëtares së Shqipërisë. Sipas italianes “Tuttosport”, oferta e Napolit për të siguruar shërbimet e Ismajlit pritet të jetë 8 milionë euro, të cilat mund ta bindin skuarën e Empolit.

Por fillimisht ekipi i drejtuar nga Conte duhet t’i bëjë gati valixhet Rafa Marinit, i cili nuk është në planet e trajnerit. Villarreal është në ndjekje të mbrojtësit, për ta marrë fillimisht në huazim, lëvizje që do t’i hapte rrugën Ismajlit drejt Napolit.

Lajme të tjera |  Robert Lewandowski drejt fundit? Barcelona nis punën me dy bomberat europianë

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us