Ardian Ismajli ‘shekullor’ në Serie A, mbrojtësi paraqitje rekord

Të premten kundër Leçes, Ardian Ismajli luajti ndeshjen e 100-të në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares debutoi në elitën e futbollit italian më 1 nëntor të vitit 2020 në ndeshjen Spezia – Juventus me fanellën e skuadrës nga Liguria. 28 vjeçari koleksionon deri më tani 87 paraqitje me Empolin dhe 13 me Spezian në Serinë A.

Ismaljli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm të skuadrës së Empolit dhe një nga kolonat e mbrojtjes së kombëtares shqiptare. Mbrojtësi ka zhvilluar 42 ndeshje me Shqipërinë dhe ka shënuar 3 gola.

Këtë sezon emri i tij është lidhur me një kalim te Juventusi dhe paraqitjet e kanë vendosur mes pesë mbrojtësve më të mirë në Evropë.

Lajme të tjera |  “Droni prishi ndeshjen në Beograd”, Altin Rraklli: Të gjithë duhet të mendojmë si të fitojmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us