Argita Malltezi: Akuza e SPAK, medalje për Berishën. Ç’punë kanë me lekët e fondacionit të Lirisë?

Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj për kompleksin Partizani si një medalje për të.

Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash.

“Akuza është një medalje për Sali Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje edhe bamirësinë e konsiderojnë si pastrim parash.

Nuk po flitet për administrimin e fondeve të fondacionit, po flitet për korrupsionin e Sali Berishës.

Në Asamblenë e PS në 2022, Rama ka thënë hetoni Sali Berishën sepse jeni krijesë e PS”, u shpreh Malltezi per A2.

Lajme të tjera |  Sali Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us