Në mungesë të babait të saj, Sali Berisha, i cili qëndron në “Arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), protestës së sotme të demokratëve poshtë ballkonit të kreut të PD-së i priu Argita Malltezi. Kjo e fundit u pa e buzëqeshur krah demokratëve, ndërsa iu përgjigj dhe interesit të medias për situatën aktuale në PD, por dhe në familjen e saj. Ajo tha se babai i saj, pavarësisht dhe gjendjes gripale që kaloi ka qenë në punë, ndërsa hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Pyetje: Si i ka kaluar këto ditë Berisha?
Argita Malltezi: Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përccua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më ccështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive.
Pyetje: A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?
Argita Malltezi: Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.