Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me aleatët opozitarë kanë prezantuar sot (10 shkurt) Christopher LaCivita si drejtuesin e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit.
“Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Willis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan. Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste. Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Zoti Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan në krah të këtij të fundit. Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që kryearkitekti, një nga dy kryeartitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë zoti Chris LaCivita”, tha Berisha.
Në daljen e parë me kreun e PD, Chris LaCivita tha se do të ndihmojë Berishën që të zgjidhet kryeministër. Ai u shpreh se Berisha njejtësi Trump u persekutua nga qeveria.
Kush është Christopher LaCivita ?
Chris LaCivita shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, ai ka ndërtuar një karrierë të shquar që përfshin mbi tre dekada në politikën e Partisë Republikane.
Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit Rand Paul në 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson në 2022. Para se të hynte në politikë, LaCivita shërbeu në Korpusin e Marinës së Shteteve të Bashkuara, ku u ngrit në gradën e Rreshterit, pa luftime gjatë Luftës së Parë të Gjirit dhe mori një Zemër Purple