Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për ndeshjet e “Final – Four”. Nga hedhja e goglave është mësuar se Egnatia do të sfidohet me Partizanin, ndërsa Vllaznia do të matë forcat më Dinamon.
Duele këto shumë të rëndësishme për të përcaktuar edhe 2 ekipet finaliste për të tentuar edhe titullin kampionë.
Pas hedhjes së shortit për mediat ka folur Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka theksuar se
“Kanë dhuruar emocione për të gjithë spektatorët. Falenderojh drejtuesit e klubeve dhe skuadrat. Iu uroj shumë suksese. Dëshiroj të dalin të 4 ekipet kampionë, por është e pamundur. Kështu fitoftë më i miri.
Presidentët që janë sot prezent do të jenë në finale? Në finale shkojnë skuadrat dhe kjo na jep emocione të mëdha. Duke qenë se ende nuk dihet se kush do të mund të fitojë titullin dhe kjo na mban më të motivuar.
Ne duhet ta shijojmë Final Four, duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.
Arbitër të huaj në finale? Është diçka shumë e diskutuar në klube shqiptare. Por jo, arbitrat në Shqipëri janë në nivelin maksimal dhe i përgjigjen më së miri edhe nivelit tonë. Tani në Final Four do të gjykojnë 4 gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Ai që do të jetë në gjysmëfinalen e parë nuk do të jetë në finalen emadhe. Kështu me një short do të vendosim kush do të mund të gjykojë. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Ne kemi zgjedhur një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Szymon Marciniak për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, ka përfunduar kreu i Federatës.