Armando Broja gati t’i ‘shkaktojë dëm’ Salah, sulmuesi kuqezi mes ‘yjeve’ të derbit në Liverpool

Armando Broja la të gjithë pa fjalë për 10 minuta. ‘Ylli’ shqiptar u rikthye pas 7 muajsh në futbollin elitar dhe kaq ka mjaftuar që të ndërrojë mendjen e trajnerit për formacionin. Në ndeshjen e ardhsme pritet që legjionari të jetë titullar.

Në fitoren e mesjavës së bluve të Evertonit, Broja u hodh si zëvendësues në lojë, por impakti dhe ‘shija’ e mirë e lënë ka bërë që tekniku anglez të mendojë seriozisht t’a aktizojë si titullar që këtë fundjavë. Dhe takimi i radhës në Premier League është një ndër më të bujshmit.

Everton pret të shtunën në shtëpi rivalin e ‘Merseyside’ derbi. Të kuqtë përballen me blutë në një klasike që vetëm emocione ngjall dhe Armando është gati t’i shkaktojë dëmin skuadrës së Mohamed Salah.

Lajme të tjera |  Ndryshimet e vlerave të futbollistëve të Kombëtares, zbuloni cili është i vetmi që ka mbetur në vend

Sulmuesi kuqezi do e kishte ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi këtë kundër skuadrës së Arne Slot dhe të parën si titullar pas rikthimit ndaj Ëolves.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us