Arrest shtëpie me mbikëqyrjen e policisë, zbardhet kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës

Është zbardhur kërkesa e SPAK për masën ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit. Kujtojmë se gjyqi është shtyrë për nesër.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

Lajme të tjera |  'Ministria për Shkencën', nuk kursehet Ina Zhupa: Po zhdukin çdo autonomi universitare!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us