Arrestimi i 38 personave për “komplot” në zgjedhje në Venezuelë, mediat nxjerrin emrin dhe foton e shqiptarit të prangosur

Në mesin e 38 personave të arrestuar për komplot nga autoritetet e Venezuelës është edhe shqiptari Enid Kasmi.

Nga 38 të arrestuarit, 21 janë shtetas venezuelas, ndërsa 17 të tjerë janë shtetas ukrainas, meksikanë.

Sipas mediave venezuelase, Kasmi merrte pagesa nga Shtetet e Bashkuara për të kryer veprime destabilizuese dhe të dhunshme.

Vetë presidenti Nicolas Maduro hodhi akuza ndaj mafias shqiptare kur tha se e kanë pasur plan për të sabotuar zgjedhjet rajonale dhe legjislative të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve.

“Mafia shqiptare, që sundon Ekuadorin, dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Mafia shqiptare është kapur, i kemi, u janë sekuestruar tre telefona dhe po flasin”, tha ai.

Lajme të tjera |  Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë, erdhën të vendosin bomba!

Ndërsa ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello , denoncoi një tentativë të re sulmi të kryer nga opozita ekstremiste venezuelase me qëllim destabilizimin e vendit dhe sabotimin e zgjedhjeve të planifikuara për të dielën, më 25 maj, të udhëhequr nga Iván Simonovis , ish-oficeri i FANB-së, Arturo José Gómez Morante dhe anëtarja e opozitës María Corina Machado .

Në një konferencë për shtyp të mbajtur zyrtari për sigurinë në Venezuelë tha se grupi prej tetë vetash vendas u kap me pajisje shpërthyese, “atë që ata e quajnë detonatorë elektrikë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us