Arrestimi i Berberit, reagon indirekt Rama: Do lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj me drurët e shtrëmbët

Në fjalën hapëse të Asamblesë së PS-së që është duke u mbajtur në Durrës, Rama ka folur për marrëveshjen me opozitën, për komisionet hetimore parlamentare, por edhe arrestimit e drejtorit të ARRSH-së Evis Berberi, të cilin e cilësoi indirekt një dru të shtrembët.

Rama: Duhet ta mësojnë njëherë e mirë të gjitha, atë që nuk ia marrin dot PS-së me zgjedhje të lira, nuk ia marrin dot në asnjë mënyrë tjetër. Ata dy komisione që u miratuan, do t’i kishim miratuar me kohë e me vakt, nëse do ti kishin sjellë brenda kornizës kushetetuese. Halli i tyre nuk janë komisionet hetimore, sot nuk do të marrë kohë dhe as do të harxhoj fjalë të tjera, për të treguar se si e kanë hallin, dhe se kush është kush në atë mesele. Ne nuk kemi kohë për të humbur me vulat e tyre, ne do të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e saj, dhe me drurët e shtrembët brenda radhëve tona. Asnjë nuk na pengon ne që të fitojmë sfidat e reja për Shqipërinë, se për to na duhet të fitojmë dhe zgjedhjet e reja.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: Berisha nuk sjell dot fitoren, po nxjerr të njëjtat figura me të cilat humbi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us