Arrestimi i Berishës, deputetët e PD çojnë padi në Kushtetuese

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Kushytetuese ku kërkojnë që të pezullohet vendimi për masën e sigurisë së vendosur ndaj Sali Berishës. Sipas deputetëve, përpara se të merret një vendim do të duhet që të ndahen kompetencat mes GJKKO dhe Kuvendit.

“E nderuar Zonja Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se përse kemi paraqitur këtë kërkesë, e cila në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit.

Nisur nga sa do të argumentojmë në vijim, ne kërkuesit i kërkojmë gjithashtu Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar të Nenit 73, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që konflikte të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen.’- thuhet ndër të tjera në padinë deputetëve të Rithemelimit.

Lajme të tjera |  Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us