Të hënën e 18 dhjetorit Këshilli i Rregullores dhe Manadateve, do të ketë në ketë në duar “fatin” politik të Sali Berishës, pasi do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetetit për kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se do të pranojë çdo vendim të Kuvendit.
Pjesë e këtij Këshilli nga radhët e opozitës është dhe deputeti Enkelejd Alibeaj, pjesë e grupit që mbështet Lulzim Bashën si kryetar partie (të vulës). Pavarësisht se vota e tij nuk do të ndikonte në vendim pasi votimi quhet i vlefshëm dhe nëse merr vetëm 5 vota e maxhorancës, vota e Alibeajt ka një kuptim të veçantë për opozitën.
A do të votojë Enkelejd Alibeaj kundër Sali Berishës, duke bashkuar votat me maxhorancën për heqjen e imunitetit të tij? Për këtë ZËRI ka kontaktuar dhe vetë deputetin Alibeaj, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk morëm asnjë përgjigje prej tij. Këshilli i Rregullores dhe mandateve përbëhet nga 10 anëtarë dhe drejtohet nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Për të quajtur e vlefshme si mbledhje mjaftojnë dhe 5 votat e maxhorancës socialiste.
Anëtarët e PS:
Lindita Nikolla
Bledi Çuçi
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pllumbi
Anëtaret e opozitës:
Enkelejd Alibeaj
Gazment Bardhi
Gerta Bardeli
Saimir Korreshi
Ervin Salianji
Ndërkohë 3 deputetë të opozitës, konkretisht Ervin Salianji, Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi janë të përjashtuar nga punimet e Kuvendit pas kaosit në seancën e fundit plenare, kështu në vend të tyre mund të zgjedhin të shkojnë deputetët zëvendësues, Dhurata Çupi dhge Dashnoir Sula.
Tashmë sytë e Sali Berishës u rikthyen sërish tek Enkelejd Alibeaj, i cili pavarësisht se nuk ka në “de facto” në dorë arrestimin e tij nga drejtësia, vota e tij do të ishte një mesazh përfundimitar për një ndarje pa kthim mes tij dhe Sali Berishës.