Arrestimi i drejtorëve të Bashkisë, Veliaj: Ne i kemi vënë në dispozicion SPAK-ut çdo dokument

Erion Veliaj ka folur sonte në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranë.

Ai u shpreh se pasi ka dalë nga spitali ka mësuar për atë që kishte ndodhur, ndërsa tha se në 11 mijë veta staf në bashki, nuk mund të ketë edhe njerëz që kanë probleme me drejtësinë.

Ai tha se vetë Bashkia i ka vënë në dispozicion SPAK-ut çdo dokument që ka kërkuar.

“Ka një procedurë si kompanitë garojnë, dhe në 1 mijë gara, apo 11 mijë veta staf në bashki, ka një probabilitet që të ketë probleme. Pas çdo sfide ka një oportunitet.

Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.

I njoh dhe i kam bashkëpunëtor, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti ka bërë 40 shkolla në Tiranë…”, tha ai.

Lajme të tjera |  Siguruan 83 mandate/ Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us