Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se arrestimi ndodhet falë reagimit të opozitës, ndërsa shtoi se piramida e krimit po shembet.
“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, është shprehur kryedemokrati Sali Berisha, teksa po dilte nga selia e PD-së.
Veliaj u arrestua pas vendimit të GJKKO, ndërsa u transferua te ‘Blloku i Sigurisë’, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat.