Arrestimi i Roven Zekës, ja kush merr drejtimin e përkohshëm të Policisë Rrugore në Tiranë

Shefi i Policisë Rrugore në Tiranë emërohet përkohësisht, Lorenc Shehu.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Roven Zekën, i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion me urdhër të SPAK.

Mësohet se SPAK dyshon se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë marrë para nga një grua, e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Roven Zeka është emëruar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor 2024.

Lajme të tjera |  Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us