“Arrestimi u nis tre herë”, Arian Curri deliron: Kam shpëtuar Metën dhe Kryemadhin nga burgu

Analisti Arjan Curri ka deklaruar sonte në Top Story se arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përgatitur nga SPAK, por është shtyrë për shkak të dekonspirimit të lajmit nga ai.

“Në rastin e Metës kam pasur informacion që është bërë gati arrestimi i tij dhe të shoqes. Unë kisha dy alternativa, ose ta thoja me rrezikun me që ky operacion do dekonspirohej dhe do shtyhej.

Ngaqë e kam thënë unë dhe Karamuço, personat përgjegjës për ekzekutimin e kanë thënë abort, anuloje. Ekziston një rrezik i madh që të perceptohet SPAK në koordinim me mediat, ndërkohë që SPAK i intereson.

Tre herë janë nisur për t’i arrestuar dhe tre herë është shtyrë”, u shpreh Curri në Top Story.

Lajme të tjera |  Alibeaj: Berisha i lumtur me 11 majin, pas maskës së mërzisë i lexohet kënaqësia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us