Arrestohet gazetari shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Gazetari Furkan Saliu është arrestuar sot nga Policia. Sipas raportimit të PortaliX, ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – K.F. Kumanova, ndeshje në kuadër të Ligës së Tretë të Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, 33-vjeçari është arrestuar pasi pas një ndeshjeje futbolli në rrethinën e Shkupit ka sulmuar pjesëtarët e njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët po përpiqeshin të mbajnë rendin gjatë ndeshjes që po përshkallëzohej.

Policia kishte ndërhyrë për të qetësuar gjendjen në terrenin sportiv dhe loja ishte ndërprerë, pasi publiku vendas në fshatin Konjare të Mesme kishte tentuar të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar. Në momentin kur Policia ka ndërhyrë, Saliu ka sulmuar uniformat blu. Madje pretendojnë se në mjetin e tij kanë gjetur edhe një armë zjarri.

Lajme të tjera |  Partitë e reja “thyejnë” sistemin që i mbante larg Parlamentit!

Ndërkohë, dëshmitarë në ndeshjen e futbollit u kanë thënë mjeteve të informimit se gazetari Saliu kishte reaguar gjatë arrestimit të një tifozi nga policia. Një dëshmitar që nuk ka dashur të identifikohet për median, ka theksuar se autoritetet policore kanë përdorur dhunë ndaj gazetarit gjatë ndalimit të tij.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bën thirrje për ndriçimin e menjëhershëm të rastit; “policia të ketë kujdes që të mos i shkelë të drejtat e kolegut Saliu, ndërsa partitë politike të mos përdorin përplasjet ditore në mes tyre për qëllime politike në fushatën zgjedhore”, thuhet në një komunikatë të SHGM-së.

“PortaliX konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe tentim qyqar për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX,”- thuhet në reagimin zyrtar të “PortaliX”, portal ku Saliu është bashkëthemelues.

Lajme të tjera |  Tha se "do i hante" të gjallë socialistët, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes: Jam bërë vegjetarian!

Pas arrestimit të tij kanë reaguar shoqatat e gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe sindikata të tjera, të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të gazetarit të PortaliX, ndërsa Ministria e Brendshme ka dhënë edhe arsyet për arrestimin e tij.

“Personat që sulmuan policinë janë ndaluar menjëherë; bëhet fjalë për F.S., N.J. nga fshati Haraçinë (i Shkupit), teksa S.B. është ndaluar për shkak të pjeësmarrjes në rrahje,”- thekson Ministria e Punëve të Brendshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us