Arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës: Përndiqte pasardhësin

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se ka arrestuar “në flagrancë Irini Shehun, 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin Ruzhi Deda. Ajo ka qenë drejtore e Spitalit të Dibrës.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja” – thuhet në njoftim.

Shehu u largua nga detyra pasi dhunoi shefin e financës, Shaban Uklala duke e goditur atë me një kapëse letrash. Ky i fundit e denoncoi në polici, ndërsa të nesërmen Shehu u shkarkua nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë.

Vendin e Shehut e zuri Deda, por mesa duket edhe ai nuk po gjente qetësi. Rruzhdi Deda është edhe kryetar i Partisë Socialiste së Dibrës ndërsa mbante edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Bashkisë Dibër.

Lajme të tjera |  Vokshi: Në PPE u shokuan për atë që ka ndodhur në Shqipëri. U dhunuan vota me taksat e qytetarëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us