Kristos Mastoras, këngëtari i njohur me origjinë nga dropulli, u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur.
Sipas burimeve policore, të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u arrestua gjatë orëve të natën në afërsi të sheshit Omonia.
Policia tha se ai ishte nën efektin e sasisë së alkoolit 0.83mg. Madje mediat vendase thonë se Mastoras tentoi të largohet nga postoblloku por u ndalua prej policisë.
Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së sotme.