Arrestohet në Kosovë “baroni i drogës” Gëzim Çela

Gëzim Çela, një prej emrave më të njohur të botës së krimit është arrestuar në Kosovë.

Ish-punonjësi i policisë, Çela konsiderohet edhe si “baroni i drogës” në Fushë Kuqe, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Në vitin 2015,  Çela është akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, teksa në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guxa u shpallën në kërkim pak kohë më parë, në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të akuzuar për shkëmbimin e sasive të mëdha të kokainës me kanabisin përmes velierave në plazhin e Shëngjinit.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në atë kohë u arrestua Dritan Metaj, shef i Komisariatit të Laçit, i akuzuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us