Arrestohet në Spanjë, Lulzim Berisha

Arrestohet Lulzim Berisha. Policia e Shtetit ka bërë me dije se Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit është vendosur në pranga teksa fshihej në Spanjë në kuadër të operacionit “Sant Joan”. Por nuk ka më detaje të tjera lidhur me arrestimin e tij. Megjithatë është bërë me dije se deri më tani janë dorëzuar të gjitha dokumentat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us