Arrestohet ylli i Hollywood, Arnold Schwarzenegger

Një nga ikonat më të mëdha të Hollivudit, Arnold Schwarzenegger është arrestuar në aeroportin e Mynihut, për shkak të shkeljeve të ligjit tatimor, pasi mbante një orë diamanti të palicensuar. Sipas BILD, aktori i “Terminator” u hetua pas largimit nga Los Angeles dhe është marrë në pyetje në aeroport për orë të tëra.

Schwarzenegger, që ka shtetësi të dyfishtë austriako-amerikane, dhe jeton në qytetin e Nju Jorkut po udhëtonte për në një ankand bamirësie për klimën në Kitzbühel Austri, ku ai planifikoi të shiste një orë Audemars Piguet.

Thomas Meister, një zëdhënës i zyrës kryesore doganore të Mynihut, njoftoi se kishte nisur procedimi penal sipas ligjit tatimor dhe ora duhej të ishte regjistruar, sepse ishte produkt importi.

Lajme të tjera |  Një fitore personale e Berishës dhe një humbje madhështore e PD-së

Një zëdhënës i doganave deklaroi se pavarësisht emrit që duhej të hetohej, nëse është Schëarzenegger apo Müller, Meier apo Huber, produktet që hyjnë në BE duhet të deklarohen përmes doganës. Aktori aktualisht ndodhet pranë doganierëve për kontrollin e bagazheve, me shpresën se do të lejohet të vazhdojë udhëtimin, pas këtij kontrolli përfundimtar./ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us